Vranësirat dhe shirat do të jenë prezent gjatë gjithë ditës, ku herë pas here shirat do të jenë në forme shtrëngate.
Më problematike situata paraqitet në veriperëndim dhe jugperëndim të territorit. Herë pas here do të ketë stuhi të forta ere dhe rrufe. Po ashtu edhe pasditja do vijojë me shira me intensitet të lartë në zonat veriore dhe qendrore duke lënë me shira disi më të dobët zonat jugore të vendit. Parashikohet që gjatë orëve të natës të ketë dobësim të ndjeshëm të vranësirave dhe shirave në vend. Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie me 2 gradë në orët e mëngjesit, ndërsa rënie shumë e ndjeshme parashikohet gjatë orëve të mesditës. Era do të fryjë e fortë si në tokë dhe në det me shpejtësi 60 km/h nga drejtimi veriperëndimor, për pasojë në brigjet detare do të gjenerohet, dallgëzim deri në 6 ballë