Sipas Metoalb masat ajrore me origjinë nga veriu i Afrikës do të diktojnë mot të nxehtë që orët e para të ditës në vendin tonë. Po ashtu pasditja dhe mbrëmja mbeten në ndikimin e kthjellimeve dhe temperaturave të larta.
Temperatura e ajrit rriten me 2 gradë në mëngjes po ashtu rritje sjell dhe mesdita duke luhatur ekstremumet ditore nga 16°C deri në 39°C.
Era do fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi Veriperendimor duke krijuar ne det dallgëzim 3 ballë.