Orët e paradites do të jenë në ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave të shpeshta në të gjithë vendin por më të dukshme vranësirat do të paraqiten në zonat malore veriore.
Parashikohet që orët e pasdites të vijojnë në ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave të lehta e kalimtare në bregdet dhe zonat e ulëta ndërsa me vranësira të dendura dhe shira të dobët e lokale do të paraqiten në zonat malore veriore. Temperaturat e ajrit do të rriten lehtë në orët e mëngjesit por mesdita nuk do të sjellë ndryshime të dukshme të tyre. Era do të fryjë mesatare në tokë dhe në det me shpejtësi 28 km/h nga drejtimi jugperëndimor, ndërsa në det do të gjenerohet dallgëzim mbi 2 ballë.