Orët e para të ditës mbeten me reshje të dobëta deri mesatare në pjesën më të madhe të vendit por duke iu afruar mesditës, shirat pakësohen ndjeshëm si edhe gradualisht moti do të përmirësohet.

Pasditja vijon me reshje të pakta në pjesën më të madhe të vendit por në zonat malore shfaqen reshjet e dëborës. Gjatë natës, pjesa më e madhe e Shqipërisë do të mbetet me vranësira dhe reshje të pakta shiu e dëbore në zonat malore.

Temperaturat e ajrit sërish ulën me 2- 3°C gjatë orëve të mëngjesit, ndërsa mesdita do të ruajë vlera termike thuajse konstante. Era do fryjë mesatare deri e fortë në det, me shpejtësi 50 km/h nga drejtimi Jugperëndimor ndërsa në det gjenerohet dallgëzimi 3- 4 ballë.

Artikulli paraprakKOSOVË, EKIPE SHPËTIMI NË FIER PËR PËRMBYTJET
Artikulli tjetërRESHJE DËBORE TË DENDURA NË QARKUN SHKODËR, JA SITUATA