Ditën e sotme mbi vendin tonë do të vijojë që të mbizotërojë një mot i kthjellët me ngrica dhe temperatura që shkojnë deri në minus në zonat malore. Sipas IGJEUM-it, nuk priten reshje shiu në asnjë pjesë të vendit.

Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë në bregdet nga 3-11 °C, në vendet e ulëta nga 1-10 °C dhe në vendet malore: nga-3 deri 5 °C. Era do të fryjë e lehtë deri mesatare.

Këto temperatura parashikohet që të vijojnë deri në fundjavë.

Artikulli paraprakJA USHQIMET QË DUHET TË KONSUMONI PAS FESTAVE
Artikulli tjetërNA KONKURRON RAJONI/ SHQIPËRIA E PESTA NË EUROPË PËR ÇMIMET E LIRA NË RESTORANTE