Dita do të dominohet nga intervale të shkurtra kthjellimesh dhe vranësira të shpeshta
, të cilat do të gjenerojnë shira të dobët në ultësirën perëndimore si edhe reshje dëbore në zonat malore verilindore dhe juglindore. Pjesa e dytë e ditës do të vijojë me reshje dëbore në të gjithë zonën malore duke bërë që trashësia e dëborës në zona të thella të jetë deri në 25 apo 30 cm, ndërsa e gjithë pjesa tjetër e territorit do të dominohet nga vranësira dhe shira lokalë. Gjatë natës do të ketë përmirësim të motit në të gjithë vendin. Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje të lehtë në orët e mëngjesit por mesdita do të sjellë rënie me 1 – 2 gradë të temperaturave në vend. Era do të fryjë lehtë dhe mesatare me shpejtësi 28 km/h nga drejtimi verior dhe veriperëndimor ndërsa në brigjet detare do të gjenerohet dallgëzim 3 ballë.