Pjesa e parë e ditës do të dominohet nga kthjellime dhe vranësira në të gjithë vendin apo reshje shiu të lehta, por pas mesdite do të ketë zhvillim të vranësirave konvektive duke rrezikuar shira ku herë pas here do të jenë rrebeshe.

Parashikohet që në kushtet e motit të vranët të mbetemi edhe gjatë pasdites ku më të dukshme vranësirat do të jenë në zonat juglindore duke gjeneruar shira të karakterit lokal. Ndërsa me kthjellime dhe vranësira të herë pas hershme do të paraqitet moti për pjesën tjetër të territorit. Parashikohet që gjatë natës i gjithë vendi të dominohet nga kthjellime. Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie me 2-3 gradë në të dy vlerat ekstremale të ditës. Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi jugperëndimor dhe për pasojë në brigjet detare do të ketë dallgëzim 3 ballë.

Artikulli paraprakBURRI PËRPIQET TË VJEDH FLAKËN OLIMPIKE
Artikulli tjetërOPERACIONI I KODUAR “STOP” NJË TJETËR SHTETAS NË PRANGA