Kushtet e qëndrueshme të motit do të dominojnë në të gjithë territorin e Shqipërisë, duke bërë që kthjellimet të jenë prezent.

Gjatë orëve të mesditës do të shfaqen kalime vranësirash nëpër të gjithë vendin. Po ashtu edhe pasditja do të vijojë nën ndikimin e motit të kthjellët në bregdet, ndërsa zonat malore do të dominohen nga kthjellime dhe vranësira të herë pas hershme. Ky stabilitet i atmosferës do të na shoqërojë edhe gjatë natës. Temperaturat e ajrit do të bien sërish gjatë orëve të mëngjesit duke lënë të pandryshueshme vlerat e mesditës. Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi verior dhe veriperëndimor ndërsa në det do të gjenerohet dallgëzim 2 ballë.

Artikulli paraprakARRIHET MARREVESHJA ME SERBINE,KOSOVA ME KOD TELEFONIK +383
Artikulli tjetërFRIKË NË ZELANDËN E RE, TSUNAMI PAS TËRMETIT TË FUQISHËM