Moti do të jetë me vranësira dhe reshje shiu në veri dhe në verilindje, ndërsa zona qendrore dhe jugu do të jetë me diell dhe vranësira të herëpashershme.
Temperaturat minimale do të jenë të larta në mëngjes nga 10-19 gradë në veri, ndërsa gjatë ditë do të jenë me rritje nga 21-23 gradë. Sakaq në zonat e ulëta dhe bregdet temperaturat do të jenë 24-26 gradë C.
Era do të jetë me drejtim Veri-Perëndim me shpejtësi 8-15 m/sek dhe dallgëzim të forcës 4-5 ballë në det të hapur.