Vendi ynë do të vijojë të mbizotërohet nga moti i qëndrueshëm dhe temperaturat e larta, të cilat gjatë paradites do të sjellin dominim të kthjellimeve në pjesën më të madhe të territorit.

Sipas Meteoalb, orët e pasdites sjellin kalime të lehta vranësirash, ku në zonat malore do të jenë më të dukshme duke krijuar dhe mundësi për shira të pakët në Juglindje dhe në Veri të Shqipërisë.

Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe në mesditës duke luhatur vlerat ditore nga 13°C deri në 36°C.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi Jugor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim mbi 2 ballë.

Artikulli paraprakNË ITALI E BËJNË TË KRYER, FUTBOLLISTI I ROMËS ZGJEDH INTERIN
Artikulli tjetër‘BALLKANIT TË HAPUR’ DO T’I BASHKOHET SHUMË SHPEJT MALI I ZI! DRITAN ABAZOVIÇ E KONFIRMON: MARR PJESË NË TAKIMIN E RADHËS NË OHËR