Pjesa e parë e ditës do të jetë në dominimin e kthjellimeve në pothuajse gjithë territorin e Shqipërisë, ku kalime të pakta vranësirash do të ketë vetëm në zonat e thella malore. Sipas Meteoalb, në pjesën e dytë të ditës pritet që të ketë kalime të pakta vranësirash në të gjithë vendin, ku më të fokusuar do të jenë në zonat Verilindore.
Temperaturat e ajrit do të vijojnë rriten në mëngjes dhe ndjeshëm në mesditës duke luhatur vlerat ditore nga 13°C deri në 35°C.
Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi mbi 30 km/h nga drejtimi Jugor – Jugperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 1 – 2 ballë.
Ishujt Britanik dhe Jugu i kontinentit do të jenë me kthjellime dhe kalime vranësirash, ku më të dukshme kthjellimet do të jenë në brigjet e Egjeut dhe në gadishullin Iberik. Ndërsa pjesërisht Qendra e kontinentit do të ketë reshje shiu të shoqëruara me stuhi afatshkurtra ere. Po ashtu vendet Nordike dhe Europa Lindore do të jenë në dominimin e vranësirave të shpeshta të cilat do të gjenerojnë reshje shiu.