Territori shqiptar gjatë orëve të para të ditës do të jetë në dominimin e kthjellimeve në zonat bregdetare dhe të ulëta. Ndërsa në zonat malore do të ketë kalime të pakta vranësirash.

Por gjatë pasdites parashikohet që të kemi shfaqje të vranësirave dhe në zonat e ulëta, në zonat malore do të sjellin reshje të pakta shiu. Vija bregdetare do të mbetet në dominimin e kthjellimeve edhe gjatë pjesës së dyte të ditës.

Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes, por do të mbeten kostante në mesditës duke luhatur vlerat ditore nga 10°C deri në 32°C.

Era do të fryjë mesatarisht në det me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi Jugor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim deri në 3 ballë.

Artikulli paraprakPËRFUNDIMI I NUMËRIMIT TË VOTAVE PËR KRYETARIN E RI, KOMISIONI I RITHEMELIMIT DEKLARATË
Artikulli tjetërZGJEDHJA E PRESIDENTIT/ DIGJET EDHE RAUNDI I DYTË, PALËT NUK SJELLIN ASNJË EMËR! SOT NË ORËN 18 ZHVILLOHET SEANCA NË KUVEND