Ditën e sotme do të ketë vranësira të pasuara nga reshje shiu rrebeshe dhe stuhi me aktivitet kryesor në zonën veriperëndimore dhe zonën qendrore gjatë pasdites deri në mbrëmje. Reshjet do të jenë të pranishme edhe në bregdet.

Temperaturat e ajrit në mëngjes parashikohen 15-18 gjatë ditës 22 °C në veri deri në 28°C në zonat e ulëta.

Era do të jetë me drejtim Veri-perëndim me shpejtësi 15 m/sek dhe dallgëzim 2-5 ballë në det të hapur.

Ishujt britanike dhe skandinavia po ndikohen nga vranësira dhe reshje shiu, ndërsa Europa Qendrore po ndikohet nga mot me kthjellime dhe vranësira, ndërsa rajoni do të jetë me reshje shiu dhe stuhi.

Artikulli paraprakVIZITA NË TIRANË/ RAPORTUESI I CDU-SË PËRSËRIT DY MESAZHET: S’BASHKËPUNOJMË ME NJË NON-GRATA, BULLGARIA TË MOS PENGOJË RRUGËN E SHQIPËRISË NË BE
Artikulli tjetërSHTYPI I DITËS 9 QERSHOR 2022, JA ÇFARË SHKRUAJNË GAZETAT