Gushti nisi i nxehtë, me temperatura të pazakonta deri në 38 gradë celcius, por meteorologët thonë se nga dita e enjte ka nisur një rënie e lehtë, me jo më shumë se 1 gradë celcius.

 

“Për sa i përket situatës termike mbetemi në vlerat e larta edhe për ditën e sotme, por edhe të dielën. Ka patur një rënie të lehtë në verilindje dhe jugperëndim por rënia është thuajse e pandjeshme. Rënien e temperaturave do ta ndjejmë kryesisht gjatë orëve të para të mëngjesit duke filluar nga mëngjesi i së shtunës e në vijim.

 

Pavarësisht shirave të lehtë lokalë, Meteoalb ka një lajm të mirë për ata që presin të pushojnë pas 15 gushtit. E sigurt është se: Askujt nuk do t’i prishen pushimet!
“Shirat do të jenë të përkohshëm në zonat e izoluara dhe më të mundshme janë në ekstremin verior dhe në zonat verilindore të Shqipërisë.

 

Për sa i përket pjesës tjetër të gushtit, pritet në fakt javën tjetër një rënie e lehtë e temperaturave. Nuk presim maksimum mbi 38 gradë Celsius. Në dhjetëditëshin e fundit të gushtit presim një fuqizim të të nxehtit afrikan në të gjithë kontinentin Europian, rrjedhimisht edhe në juglindje ku bën pjesë edhe teritori shqiptar”.

 

Artikulli paraprakMASAKRA E VLORËS , AUTORI: ISHA I PIRË
Artikulli tjetërVOLEJ, VLLAZNIA E FEMRAVE PRITET TË NIS NJË SEZON NDRYSHE