Kushtet e qëndrueshme atmosferike do të mbeten prezent për vendin tonë duke ndikuar mot kryesisht të kthjellët.

Herë pas here do të shfaqen vranësira të lehta dhe kalimtare, më të dukshme në zonat veriore e verilindore. Po ashtu edhe orët e pasdites do të vijojnë me mot të kthjellët në bregdet dhe zonat e ulëta duke lënë me kthjellime dhe vranësira të shpeshta zonat malore.

Ky stabilitet i atmosferës do të na shoqërojë edhe gjatë natës. Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje si në vlerat minimale dhe në ato maksimale. Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 25 km/h nga drejtimi veriperëndimor, kjo do të bëjë që në brigjet detare të gjenerohet dallgëzim i ulët.

Artikulli paraprakKOORDINATORI I BREXIT: MAY, NJË OPORTUNISTE POLITIKE
Artikulli tjetërGJERMANI: PËRLESHJE E POLICISË DHE PROTESTUESVE NË KËLN