Të premten, moti i kthjellët dominon të gjithë territorin deri në mesditë kur pritet shtim i vranësirave në vend duke rrezikuar ekstremin verior nga shira të dobët.
Pasditja do vijojë me kthjellime dhe vranësira kalimtare në ultësirën perëndimore por vranësira të dendura do të ketë në zonat malore lindore. Temperaturat e ajrit rriten me 2 Gradë Celsius në mëngjes por rritje të lehtë sjell mesdita. Era do të fryjë mesatare, me shpejtësi deri 30 km/h nga drejtimi jugperëndimor duke gjeneruar në det dallgëzim 3 ballë.