Gjatë paradites së sotme, i gjithë vendi mbetet me kthjellime dhe vranësira të lehta. Pasditja sjell shtim të vranësirave në zonat veriore dhe qendrore duke lënë jugun e territorit, nën ndikimin e motit të kthjellët.
Temperaturat e ajrit do mbeten konstante gjatë mëngjesit, por një rënie të lehtë sjell mesdita. Era do të fryjë kryesisht e lehtë, me shpejtësi deri 20 km/h nga drejtimi perëndimor duke gjeneruar në det dallgëzim të lehtë.