Të martën zonat e ulëta dhe bregdetare do të dominohen nga moti i kthjellët, ndërsa me kthjellime dhe vranësira të lehta paraqitet moti për zonat malore të Shqipërisë.
Parashikohet që edhe orët e pasdites të vijojnë me të njëjtat kushte të qëndrueshme atmosferike, për pasojë moti do të jetë i kthjellët. Ky stabilitet i atmosferës do të na shoqërojë edhe gjatë natës. Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të pësojnë 2 gradë rritje në orët e mëngjesit po ashtu edhe mesdita do të sjellë rritje të tyre. Era do të fryjë lehtë si në tokë dhe në det me shpejtësi 24 km/h nga drejtimi kryesisht veriperëndimor duke bërë që në brigjet detare të gjenerohet dallgëzim deri në 1 ballë.