Orët e para të ditës do të jenë në mbizotërimin e kthjellimeve dhe kalimeve të pakta të vranësirave të më dukshme këto në zonat malore. Por në vijim pritet shfaqje e vranësirave të lehta në pothuajse gjithë territorin shqiptar, ku më të theksuara vranësirat do të mbeten në zonat malore.

Temperaturat e ajrit do të rriten lehtë në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 13°C deri në 33°C.

Era do fryjë e mesatare dhe e fortë në det me shpejtësi 50 km/h nga drejtimi Verior – Veriperëndimor, ku më e pranishëm do të jetë në detin Jon duke krijuar dallgëzim 3 – 4 ballë.

Zonat të izoluara në Itali dhe në Brigjet e Egjeut do të ketë kalime vranësirash të cilat do të gjenerojnë rrebeshe të izoluara. Po ashtu Europa Veriore dhe Lindore do të jenë në ndikimin e vranësirave dhe reshjeve të pakta të shiut, kjo si pasojë e zhvillimit të ciklonit të Islandës. Ndërsa Europa Qendrore dhe Jugore do të jenë në mbizotërimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike.

Artikulli paraprakHOROSKOPI PËR DITËN E SOTME, 13 KORRIK 2022
Artikulli tjetërKOSTO E JETESËS, TIRANA DHE BEOGRADI MË TË SHTRENJTËT NË RAJON, PRISHTINA MË E LIRA