Kthjellime dhe vranësira të herë pas hershme do të dominojnë kushtet e motit në të gjithë territorin shqiptar deri në mesditë kur pritet fuqizim i vranësirave në vend duke rrezikuar nga shira të pakët zonat jugore.

Pasditja dhe orët vijuese do të shtojnë vranësirat në të gjithë territorin duke bërë që zonat Jugore të dominohen nga vranësira dhe reshje të herë pas hershme. Në të njëjtat kushte atmosferike do të mbetemi edhe gjatë natës. Temperaturat e ajrit do të pësojnë një rënie të lehtë në të dy vlerat ekstremale ditore. Era do të fryjë mesatare deri e fortë me shpejtësi deri 55 km/h nga drejtimi lindor-juglindor, për pasojë në det do të gjenerohet dallgëzim deri 4 ballë.

Artikulli paraprakFLUKSI I REFUGJATËVE, MARRËVESHJE PËR MBYLLJEN E RRUGËS GREKE
Artikulli tjetërSHPËRTHIM NË METRONË E PARISIT