Deri në mesditë, zonat e ulëta dhe bregdetare do të jenë në ndikimin e motit të kthjellët dhe vranësirave të shpeshta, ndërsa me vranësira dhe shira të izoluar do të jetë moti për zonat malore verilindore- juglindore.

Pjesa e dytë e ditës do të sjellë zhvillim të vranësirave duke bërë që i gjithë territori i vendit të rrezikohet nga shira të dobët dhe afat- shkurtër, herë pas here do të ketë edhe rrebeshe. Parashikohet që gjatë natës i gjithë vendi të mbetet në ndikimin e motit të vranët. Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie me 2- 3 gradë në të dy vlerat ekstremale të ditës. Era do të fryjë mesatare në tokë dhe deri e fortë në det me shpejtësi 45 km/h nga drejtimi veriperëndimor, kjo do të bëjë që në brigjet detare të gjenerohet dallgëzim deri në 4 ballë.

Artikulli paraprakBISEDIMET PËR SIRINË, SHBA NDAL KOMUNIKIMIN ME RUSINË
Artikulli tjetërBARACK OBAMA ME NJË URIM TË VEÇANTË PËR MICHELLE NË PËRVJETORIN E 24 TË MARTESËS