Orët e paradites do të dominohen nga kthjellime dhe vranësira të herë pas-hershme por më të dukshme vranësirat do të jenë në zonat veriore e qendrore duke rrezikuar shira afat-shkurtër.
Orët e pasdites do të sjellin shtim të vranësirave në të gjithë vendin duke gjeneruar shira të karakterit lokal. Më të dukshme shirat paraqiten në zonat veriore e verilindore. Edhe gjatë natës moti do të mbetet i paqëndrueshëm. Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie të lehtë në vlerat minimale ndërsa në vlerat maksimale do të pësojnë rënie më të ndjeshme. Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi jugperëndimor duke bërë që në Adriatik dhe Jon të gjenerohet dallgëzim mbi 3 ballë.