Zonat bregdetare do të jenë në ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave, ndërsa zonat malore si edhe disa zona të ultësirës perëndimore do të karakterizohen nga vranësira dhe shira të dobët e të përkohshëm.

Parashikohet që pasditja të vijojë me vranësira dhe shira në zonat malore juglindore duke lënë pjesën tjetër të territorit me kthjellime dhe vranësira të herë pas hershme. Temperaturat e ajrit do të pësojnë 2 gradë rritje në vlerat maksimale të ditës. Era do të fryjë mesatare si në tokë dhe në det me shpejtësi 28 km/h nga drejtimi veriperëndimor, kjo do të bëjë që dallgëzimi në det të jetë 2 – 3 ballë.

Artikulli paraprakFMN: EKONOMIA PO RIMËKËMBET; NUK NDRYSHON PARASHIKIMI I RRITJES PËR 2016
Artikulli tjetërA E MERITOJNË KËTA NJERËZ TË QUHEN PRINDËR?!