Që nga dita e sotme e deri të shtunën, vendi ynë do të dominohet nga vranësira dhe reshje shiu e dëbore, me te dendura reshjet do të jenë në veri të vendit.

Gjatë ditës së premte reshjet e dëborës do të zbresin deri pranë zonës se ulët, por reshje me të dendura dëbore do të kenë zonat verilindore dhe juglindore. Temperatura te ajrit do te pësojnë ulje që nga dita e premte duke bërë që në fundjave të këtë temperatura ekstremisht të ulëta. Sipas shërbimit Meteoalb temperaturat në zonat malore parashikohet të shkojnë deri në -15 gradë celsius. Këto sinoptikanët i konsiderojnë temperaturat më të ulëta të këtij dimri ndërkohë që parashikojnë të jenë të pranishme deri 10 ditshin e parë të muajit, ndonëse nuk përjashtojnë rikthimin e tyre edhe në fund të tij.

Artikulli paraprakSITUATA E RRUGËVE PARADITEN E 4 JANARIT 2017
Artikulli tjetërBORA, EMERGJENCAT: SITUATA NË SHKODËR NORMALE