Zonat veriore dhe qëndrore do të dominohet nga vranësira dhe intervale të shkurta kthjellimesh, por me vranësira më të dendura do të paraqitet moti për zonat jugore dhe juglindore duke rrezikuar reshje shiu në jug si edhe reshje dëbore në juglindje.

Orët e pasdites do të vijojnë me alternime kthjellimesh dhe vranësirash të cilat sërish do të rrezikojnë reshje dëbore në zonat juglindore të vendit. Edhe gjatë natës nuk priten ndryshime të dukshme të kushteve të motit. Temperaturat e ajrit do të pësojnë 2 gradë rritje gjatë vlerave të mëngjesit por edhe mesdita do të sjellë rritje me 3 apo 4 gradë të temperaturave në vend. Era do të fryjë mesatare në tokë dhe deri e fortë në det me shpejtësi 45 km/h nga drejtimi verior dhe veriperëndimor duke bërë që në det të gjenerohet dallgëzim 5 ballë.

Artikulli paraprakVRITEN 5 ZYRTARË TË EMIRATEVE TË BASHKUARA ARABE, PLAGOSET AMBASADORI
Artikulli tjetërDOGANAT MBLEDHIN TAKSA NGA PIKAT NË VERI, POR KONTRABANDA VAZHDON