Me mot kryesisht të kthjellët paraqiten zonat Jugore dhe Qendrore të vendit, ndërsa vranësira kalimtare do të ketë në zonat veriore.

Në mesditë pritet një shtim i vranësirave në zonat veriore, por vranësira të herë pas hershme do të shfaqen edhe në Qendër dhe Jug të vendit. Pasditja dhe orët e natës do të vijojnë në kushtet e kthjellimeve dhe vranësirave kalimtare në pjesën më të madhe të vendit, më të dukshme vranësirat do të jenë në zonat malore. Temperaturat e ajrit do të pësojnë një tjetër rritje të lehtë në rang vendi, duke bërë që vlerat ekstremale të luhaten nga -4 në 19 gradë celsius. Era do të fryjë mesatare në tokë dhe det, duke arritur shpejtësi deri 27 km/h nga drejtimi permanent verior, për pasojë në det do të gjenerohet dallgëzim 2 ballë.

Artikulli paraprakVRITET “TRURI” I SULMEVE NË “CHARLIE HEBDO”
Artikulli tjetërTË GJITHË ATË QË UDHËTOJNË MË AVION DO TË PËRDORIN…