Orët e paradites do të jenë në ndikimin e motit të kthjellët në bregdet dhe zonat e ulëta, por me kthjellime e vranësira të lehta e kalimtare do të paraqitet moti për zonat malore të vendit.

Pjesa e dytë e ditës do të sjellë kalime vranësirash nëpër të gjithë territorin ku më të dukshme vranësirat do të paraqiten në verilindje- juglindje të vendit. Edhe gjatë natës nuk priten ndryshime të kushteve atmosferike. Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje të lehtë gjatë mëngjesit, por edhe mesdita do të sjellë rritje të temperaturave në vend. Era do të fryjë e lehtë në tokë dhe në det me shpejtësi 20 km/h nga drejtimi juglindor, kjo do të bëjë që edhe brigjet detare të kenë valëzim të lehtë.

Artikulli paraprakARRESTOHET MALTEZI, KISHTE MBUSHUR MAKINËN PLOT ME KANABIS NË SHQIPËRI
Artikulli tjetërKAPET DROGË ME VLERË 1 MLN EURO, KAPOJA ISHTE SHQIPTAR