Gjithë territori mbetet në kushtet e motit të kthjellët deri në mesditë kur shfaqen vranësira kalimtare në zonat malore veriore – verilindore.
Pasditja dhe mbrëmja do të vijojnë nën ndikimin e kthjellimeve në ultësirën perëndimore dhe zonat jugore ndërsa në ekstremin verior dhe zonat verilindore do të ketë ende vranësira kalimtare.
Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të pësojnë një rritje të lehtë në vlerat e mëngjesit dhe të mesditës kur pritet që maksimumi në rang vendi të ngjitet në 36- 37°C.
Era do fryjë mesatare por deri e fortë pas mesditës me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi verior-veriperëndimor duke gjeneruar në det dallgëzim 2-3 ballë.