Kthjellime dhe vranësira te shpeshta do të dominojnë territorin shqiptar deri në orët e mesditës kur priten zhvillim i vranësirave dhe shira në zonat veriore dhe qendrore, ndërsa zonat jugore vijojnë me kthjellime dhe vranësira te here pas hershme.

Parashikohet që pjesa e dytë e ditës të vijojë me vranësira dhe shira në zonat veriore dhe verilindore ndërsa gradualisht në mbrëmje, shirat do të përfshijnë zonat qendrore dhe jugore. Gjatë natës vranësirat do të jenë me të fuqishme në gjithë territorin duke e rrezikuar nga shira të dendur. Temperaturat e ajrit do të qëndrojnë konstante në orët e mëngjesit por orët e mesditës do të bien me 1 apo 2 gradë celcius. Era do të fryjë mesatare në tokë dhe në det me shpejtësi deri 40 km/h nga drejtimi jugperëndimor, për pasojë dallgëzimi në det, do të ngjitet në 3 ballë.

Artikulli paraprakSHPËRTHIM NË NEW YOURK, TË PAKTËN 29 TË PLAGOSUR
Artikulli tjetërNDAHET NGA JETA ISH-KREU I KOMUNITETIT MYSLIMAN SHQIPTAR, SELIM MUÇA