Kushtet e qëndrueshme atmosferike do të vijojnë edhe gjatë ditës së mërkurë duke bërë që i gjithë territori i vendit të dominohet nga moti i kthjellët. Herë pas here do të ketë kalime vranësirash të lehta.

Po ashtu edhe pasditja do të dominohet nga moti i kthjellët në të gjithë ultësirën perëndimore duke lënë me kthjellime dhe vranësira të pakta zonat malore përgjatë kufirit Lindor. Temperaturat e ajrit do të pësojnë një rënie të lehtë si në orët e mëngjesit edhe në të mesditës. Era do të fryjë mesatare gjatë ditës dhe herë pas here e fortë gjatë natës duke arritur shpejtësinë maksimale 45 km/h nga drejtimi permanent Lindor, kjo do të bëjë që në brigjet detare të gjenerohet dallgëzim mbi 4 ballë, kryesisht brigjet Joniane.

Artikulli paraprakRUSIA DISLOKON RAKETËN QË RREZIKON VENDET EVROPIANE TË NATO-S
Artikulli tjetërTILLERSON: SHBA MBETET E PËRKUSHTUAR NDAJ KOSOVËS