Gjatë orëve të paradites i gjithë territori i vendit do të jetë në ndikimin e motit të kthjellët dhe vranësirave të lehta e kalimtare, kryesisht në zonat malore veriore e verilindore.

Parashikohet që pasditja të vijojë me kthjellime dhe vranësira të lehta në zonat e ulëta dhe bregdetare ndërsa në zonat malore lindore pritet zhvillim i vranësirave duke rrezikuar shira të dobët dhe afat-shkurtër. Në orët e vona të natës pothuajse i gjithë vendi do të jetë i rrezikuar nga shira të dobët. Temperaturat e ajrit do të pësojnë një rënie në vlerat minimale, por maksimalet nuk do të kenë shumë ndryshim të tyre. Era do të fryjë mesatare si në tokë dhe në det duke arritur shpejtësinë 28 km/h nga drejtimi perëndimor- jugperëndimor, kjo do të bëjë që në det të gjenerohet dallgëzim 2- 3 ballë.

Artikulli paraprak“HYNI NË ZGJEDHJE PA PD”, OPOZITA LETËR ZYRTARE MOGHERINIT
Artikulli tjetërRUSIA: PRANIMI I MALIT TË ZI NË NATO – THELLËSISHT I GABUESHËM