Gjatë pjesës më të madhe të ditës, vendi ynë pritet të jetë në dominimin e vranësirave të shpeshta. Por gjatë orëve të para, pritet të ketë edhe intervale kohore të shkurtra me kthjellime të cilat do jenë më të dukshme në zonat veriperëndimore.
Vranësirat do të shpeshtohen gjatë pjesës së dytë të ditës duke gjeneruar edhe reshje të pakta shiu kryesisht në zonat jugore dhe qendrore.
Në zonat malore do të vijojë prezenca e reshjeve të pakta të dëborës. Temperaturat e ajrit do të ulen ndjeshëm në mëngjes dhe në mesidtë duke u luhatur nga 0 deri në 12 gradë celcius.
Era do të fryjë mesatare dhe e fortë në det me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi Verior -Verilindor duke sjellë në brigjet detare dallgëzim 2 – 3 ballë.