Vijon ndikimi e masave ajrore të paqëndrueshme ku vranësira të dendura dhe rrebeshe afatshkurtër shiu do të dominojnë gjatë paradites në zonat veriore dhe qendrore.
Ndërsa rajoni jugor do të vijoj nën ndikimin e motit të kthjellët dhe vranësirave të shpeshta. Por pjesa e dytë e ditës do të sjellë zhvillim të vranësirave dhe shira të dobët edhe në këto zona.
Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të ulen në të dy vlerat ekstremale ditore, duke u luhatur nga 5°C mëngjesi deri në 22°C mesdita.
Era do fryjë mesatare në tokë, por e fortë në det me shpejtësi 45-50 km/h nga drejtimi perëndimor-veriperëndimor duke gjeneruar në det dallgëzim 5 ballë.