Shërbimi Meteorologjik Ushtarak parashikon që kjo javë të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike dhe ditë “tipike” vere me orë të bollshme me diell dhe temperatura jo tepër të larta si në vlerat minimale ashtu dhe ato të mesditës.

Në këtë mënyrë moti për të gjitha ditët e javës parashikohet i kthjellët në pjesën më të madhe të territorit dhe për pjesën më të madhe të ditës.

Në ditët e para të javës nuk do të mungojnë alternimet e vranësirave kalimtare të cilat në relievet malore do të shoqërohen me reshje shiu të dobëta dhe të izoluara.

Për adhuruesit e plazhit elementi i erës mund të jetë relativisht “problematik”.

Era do të fryjë fillimisht ditët e para nga kuadrati i veriut më pas nga kuadrati i jugut dhe shpejtësi mesatare 1-5m/s. Por, në orët e mesditës deri ato të pasdites në bregdet era hera-herës fiton intensitet 7-8m/s.

Shërbimi Meteorologjik parashikon surpriza që mund të vijnë përgjatë fundjavës tjetër pasi priten reshje shiu madje në disa zona dhe me intenistet. Megjithatë është ende herët për të folur rreth fundjavës tjetër pasi duhet të presim projeksionet e hartave të rifreskuara për të patur një panoramë më të qartë për atë cfarë pritet të ndodhë.

Artikulli paraprakSHTYPI I DITËS 31 KORRIK 2023
Artikulli tjetërNËSE JENI BEQARË, MOS U MBYLLNI NË SHTËPI. PËRDORNI DIPLOMACINË TUAJ! … JA ÇFARË PARASHIKOJNË YJET PËR JU SOT