Lojërat Olimpike “Paris 2024” kanë hyrë në ditën e 6-të të tyre. Edhe kjo Olimpiadë ashtu si edhe të tjerat në të shkuarën, kanë konfirmuar Serbinë si shtetin udhëheqës sa i përket medaljeve të fituara në vendet e Ballkanit Perëndimor. Serbia ka fituar gjithsesj 24 medalje në Olimpiadë (7 të arta, 7 të argjendta dhe 11 bronzi). Në vendin e dytë vjen menjëherë Kosova. Përfaqësuesja dardane ka fituar gjithsej 5 medalje. Prej tyre tre të arta, një të argjendtë dhe një të bronztë.

Medaljen e argjendtë dhe të bronztë delegacioni i Kosovës e ka marrë pikërisht në “Paris 2024”, në saj të xhudisteve të talentuara që bën krenar këdo shqiptar anembanë botës, Laura Fazlliu dhe Distria Krasniqi. Në vendin më të ulët në podium të vendeve të Ballkanit Perëndimor, të cilat kanë medalje olimpike renditet Maqedonia e Veriut, e cila ka një medalje të argjentë dhe një të bronztë. Këtë klasifikim e mbyll Mali i Zi me një medalje (argjendi) të vetme. Ndërsa të vetmet shetet të rajonit pa medalje në Olimpiadë janë Shqipëria dhe Bosnjë-Hercegovina.

Shpresa e Shqipërisë varet te Luiza Gega në atletikë dhe tre mundësit çeçenë të natyralizuar si shqiptarë. Për t’u theksuar se vendi ynë nuk e ka ende një medalje Olimpike në gjithë historinë.

Artikulli paraprakSKANDALI ME MIKROKREDITË! BSH REAGON PAS LETRËS SË BEGAJT
Artikulli tjetërCELIBASHI PRET KING-SMITH