Një katastrofë me pasoja tragjike është shmangur pranë aeroportit të Parisit Charles De Gaulle.
Një dron i pautorizuar ka fluturuar pranë pistës pikërisht gjatë momentit kur avioni i pasagjerëve Airbus A320 po ulej. Autoritetet franceze njoftojnë se droni u afrua deri në 5 metra me avionin në një lartësi prej 1600 metrash. Pajisja fluturuese u pikas nga ndihmës – piloti, i cili në çast çaktivizoi pilotin automatik dhe manovroi avionin.Specialistët e sigurisë ajrore në Francë e cilësojnë incidentit si mjaft të rëndë, pasi sipas tyre, droni mund të dëmtonte kabinën apo mund të ishte përpirë nga motorrët e avionit dhe për pasojë të mund të shkaktonte një aksident tragjik. Aviacioni Civil Francez theksoi se bëhet fjalë për një shkelje të hapur. Dronët nuk mund të udhëtojnë kurrësesi pranë një zone aeroportuale apo me ndjeshmëri të lartë. Avioni Airbus A320 ishte i linjës Barcelonë – Paris dhe kishte në bord 160 pasagjerë.