Sciences Po, një nga universitetet më të mira të Francës, ka ndaluar përdorimin e ChatGPT, një chatbot i bazuar në inteligjencën artificiale që mund të gjenerojë përgjigje të pyetjeve të thjeshta dhe që studentët i përdorin në rastin e detyrave të klasës apo provimeve. Kjo masë është ndërmarrë për të parandaluar mashtrimin dhe plagjiaturën. Madje, në rastet se studenti kapet në flagrancë duke përdorur këtë program ka masa të ashpra aq sa mund të përjashtohet nga universiteti apo edhe nga arsimi i lartë.

ChatGPT është një program falas që gjeneron tekst origjinal për pothuajse çdo temë në përgjigje të një kërkese, duke përfshirë artikuj, ese, shaka, madje edhe poezi, duke ngritur shqetësime në të gjithë industritë për plagjiaturën. Ky program dhe të gjithë programet e tjera të ngjashme metë bën që studentët të mos i kushtojnë rëndësi procesit të të mësuarit, të mos marrin dije, të kenë probleme në analizimin e çështjeve dhe mos thellohen për tezat e tyre të diplomës, të cilat janë në fund të ciklit të studimeve.

Universiteti tha të premten se shkolla u kishte dërguar email të gjithë studentëve dhe fakultetit duke njoftuar një ndalim të ChatGPT dhe të gjitha mjeteve të tjera të bazuara në AI në Sciences Po.

Artikulli paraprakISH-KRYEMINISTRI BULLGAR: PUTIN PO PËRGATIT NJË KONFLIKT TË FRIKSHËM NË MAQEDONINË E VERIUT
Artikulli tjetër“UKRAINA E KA MBËSHTETJEN TONË TË PAKUSHTËZUAR” VON DER LEYEN I JEP GARANCI KIEVIT