Policia Rrugore e Tiranës në vetëm 24 orë ka ndërmarrë 840 masa administrative ndaj makinave që ishin parkuar në mënyrë të parregullt nëpër rrugët e kryeqytetit.
Krahas masave të shtuara në rrugët dhe zonat problematike, duke konsideruar ngarkesën e trafikut dhe shtimin e mjeteve në prag të festave të fundvitit, ka vijuar kontrollet për parkimet e gabuara në të gjitha rrugët e kryeqytetit.
Efektivët e rrugores janë orientuar për të monitoruar dhe siguruar rrjedhshmërinë e qarkullimit në rrugët për të cilat janë administruar më shumë ankesa dhe problematika, që lidhen me parkimet në rresht të dytë, në vendet e rezervuara, mbi trotuare etj.