Parkimet dyshe po ia marrin frymën tarfikikut në Shkodër.Nga parkimet ne vende te pacaktuara, qytetaret detyrojne te levizin ngjitur me automjetet, duke rrezikuar jeten e tyre.Parkimet dyshe te automjeteve vijojne te jene nje problem shqetesues prej kohesh ne rruget e qytetit.
Edhe pse nje shqetesim i tille eshte shfaqur disa herë në media akoma nuk ka nje reagim per nje problematike te tille, qe vijon te jete e pranishme ne qytetin e Shkodres, qe njihet si qyteti i bicikletave, por hapesirat e bicikletave nuk respektohen.
Te gjithe ato qe frekuenbtojne rruget e qytetit konstatojne anomali ne trafik. Mos zbatimi i rregullave të qarkullimit rrugor me parkimet e gabuara tashmë është kthyer në një “gangrenë” për të gjithë.
Kjo është një nga problematikat që haset më së shumti në të gjitha stinët e vitit duke e bërë tepër të vështirë kalimin e këmbësorëve, qytetarëve që lëvizin me biçikleta por edhe të automjeteve të tjera. Situate shfaqet tëpër e komplikuar në rrugët kryesore të qytetit apo edhe në pikat ku në afërsi gjenden tregje të ndryshme.
Pavarësisht kërkesave të qytetarëve për ndërhyrje nga policia për vendosjen e rregullit dhe mos-lejimin e parkimit të automjete në vende të pacaktuara kjo vijon të jetë akoma një problem. Situata behet me shqetesuese sidomos gjate fundjavave, atehere edhe kur levizjet me automjete jane me te shumta.
Sipas qytetareve, duhet me shume nderhyrje nga policia rrugore, ne menyre qe nje fenomen i tille te mos jete me i pranishem ne shume rruge, pasi parkimet dyshe jane prezente kudo