STAR PLUS,  VËZHGON DISA NGA RRUGËT KRYESORE TË QYTETIT. Këto pamje nuk janë diçka e re për të gjithë qytetarët që frekuentojnë çdo ditë rrugët kryesore të qytetit të shkodrës. Mos zbatimi i rregullave të qarkullimit rrugor me parkimet e gabuara tashmë është kthyer në një “gangrenë” për të gjithë.

Ka mjaftuar vetëm një vëzhgim i kameras së Star Plus, për të parë se si drejtuesit e automjeteve nuk zbatojnë absolutisht një ndër rregullat më minimale të qarkullimit, parkimin e rregullt të automjeteve.Parkimet e gabuara vazhdojnë të jenë problem shqetësues jo vetëm për qytetarët por edhe për policinë që siç duket e ka të pamundur të marrë masat e duhura. Siç duket qartë këto parkime dyshe vijojnë të jenë të pashqetësuar nga askush. Madje ka nga ato që nuk zbatojnë as vijat e bardha.Një nga problematiket që shkaktohen nga këto lloj parkimesh përveç krijimit të  vështirësive në qarkullim bëjnë dhe bllokimin e rruges ne raste emergjence per zjarrfikesen, ambulance etj. Gjithsesi dihet që përveç policisë së Qarkullimit Rrugor është dhe ajo Bashkike që mund të bëjë sistemiminin e trafikut duke marrë masat ndëshkimore me gjobë financiare për parkimet e gabuara. Se kur do të ketë një sistemim kjo ndoshta është pa afat të caktuar dhe mund të vijojë për shumë kohë. 

 

[iframe width=”300″ height=”510″ src=”//www.youtube.com/embed/8waXdfY0AKU” frameborder=”0″ allowfullscreen ]
Artikulli paraprakISLANDA E MREKULLUESHME, MUND EDHE HOLANDËN
Artikulli tjetërAKU: TREGJET DUHET TË MBYLLEN