Me të marrë njoftimin për një rast zjarri, efektivët zjarrëfikës në Shkodër nisen menjëherë për në qendër të qytetit.Por, mbërritja deri në vendin e ngjarjes ka sfida.
Bllokimi I rrugëve të ngushta nga mjetet e parkuara bëhet shkak që efektivët të vonohen për të mbërritur në vendngjarje.
10 minuta më vonë dhe efektivët ende nuk I janë afruar banesës ku do ndërhyjnë.
Shefi I ndërhyrjes ka një apel për të gjithë drejtuesit e mjeteve.
Pas më shumë se 20 minutash të bllokuar nga automjetet në rrugë, efektivët nxitojnë drejt vendngjarjes, aty ku presioni I kohës vë nën presion secilin prej tyre.
Për këta efektivë, përmbushja e misionit është një sfidë. Shpëtimi qytetarëve dhe shtëpive që kërcënohen nga zjarri është pothuajse I pamundur në kushtet në të cilat qyteti ndodhet sot, ndaj ndërgjegjësimi I drejtuesve të mjeteve është një hap I madh drejt bashkëpunimit dhe lehtësimit të punës së përditshme të këtyre heronjve të heshtur.