Ne Rruget “Oso Kuka ” , ”Hysen Lohja “ parkimet dyshe të makinave , mbesin një problem shqetësues për banorët që jetojnë në këtë vend.
Ne rruget e qytetit te Shkodres ndodh qe automjetet te parkohen vend pa vend . Kjo eshte nje nder zonat me te frekuentuara te qytetit te Shkodres.
Vete pamjet e deshmojne qe ne kete rruge eshte e veshtire te kalohet. Situata vjen e perkeqesohet cdo dite duke bere te veshtire edhe kalimin e qytetareve ,paralizimin e bizneseve,kaos ne trafik.
Nderkohe, nga ana tjeter nje tjeter problematike qe haset ne kete rruge eshte edhe parkimi dysh i automjeteve, cka kthehet ne shqetesim serioz per banoret e zones.
Pavaresisht ankesave te shumta nga ana e tyre, nuk ka pasur asnje nderhyrje nga policia.
Çdo dite pergjate kesaj rruge gjen automjete te shumta te parkuara,nga kjo situate shkaktohet edhe bllokimi i rruges ne raste emergjente per zjarrfikesen , ambulance ,etj.