Në rrethrrotullimin në rrugën “Mbreti Gent” në qytetin e Shkodrës bashkia mori vendimin që të mos lejote më automjetet të parkoheshin anës rrugës me qëllim lehtësimin e qarkullimit. Ky vendim hyri në fuqi në datën 3 korrik dhe automjeteve u ndalohej të parkoheshin nga ora 8:00 e mëngjesit deeri në orën 20:00 të mbrëmjes. Edhe pse akoma nuk është mbyllur muaji korrik duket se ky vendim nuk po respektohet nga drejtuesit e automjeteve.
Parkimi I makinave anës rrugës më qëndrim të gjatë apo të përkohshëm vijon akoma edhe pse herë pas here nuk kanë munguar edhe masat ndëshkimore nga ana e policisë. Nga ana tjetër edhe qytetarët shprehen se sa I përket mos respektimit të këtij vendimi drejtuesit e automjeteve duhet të ndëshkohen me gjobë.
Ky vendim mbetet në fuqi deri në datën 1 shtator kur pritet të bjerë fluksi I lëvizjeve në këtë zonë. Ndërkohë që duket se në këto 3 javë nuk ka gjetur zbatimin e duhur nga drejtuesit e mjeteve apo edhe policia rrugore.