MBYLLET ZYRA E INFORMACIONIT, VIZITORËT E HUAJ NUK KANË NJË PIKË ORIENTIMI. Edhe pse një prej qyteteve më të vizituara nga turistët në Shqipëri, Shkodra vijon të mbetet problematike sa i takon parkimit të mjeteve motorike për vizitorët e huaj.

Vetëm kjo pjese në qender të qytetit nuk është aspak e mjaftueshme për të përballuar krejtësisht fluksin e turistëve të cilët çdo ditë mberrijnë në Shkodër. Në këtë vend nuk mund të parkohen më shumë se 5-6 autobuze në total. Kjo pjesë në të cilën shpesh herë shohim autobuzë të parkuar nuk është në dispozicion të turistëve edhe pse gjithnjë mjetet ndalen aty duke mos ditur se nga të shkojnë. Është e rezervuar për zjarrëfikëset dhe makinat e ujësjellësit por jo rrallë herë turistët duke mos patur vend parkimi ndalen në këtë pjesë. Bashkia Shkodër ende nuk ka krijuar një linjë të qartë apo një vendqëndrim për makinat e vizitorëve të huaj. Mungojnë tabelat dhe parkimet për turistët. Kështu vizitorët nuk e kanë aspak të lehtë duke qenë se Shkodra gjithnjë e më pak ka hapësira të lira për parkime. Tursitët në disa raste si shkak i këtij kaosi vendosin makinat e tyre jashtë rregullave të qarkullimit rrugor. Policia është e njohur me këtë situatë por kur bëhet fjalë për turistët tregohet tolerante duke ditur se ato nuk kanë një vend të përcaktuar për të parkuar. Kjo situatë është e përvitshme në qytetin e Shkodrës. Pavarësisht interesit dhe zhvillimit ekonomik e social që sjell prania e të huajve, Bashkia Shkodër nuk ka një plan rregullues për ta zgjidhur këtë situatë. Për të mos mjaftuar edhe zyra e informacionit në qendër të qytetit prej disa kohësh nuk funksionon më. Patjetër që kjo do të krijojë një problem për turistët e shumtë që tashmë nuk do dinë të orientohen në Shkodër teksa më parë merrnin informacionin e duhur tek kjo zyrë. Numri i turistëve ka ardhur duke u shtuar këto ditë dhe mospasja e një zyre informacioni diku në qendër të qytetit për turistët do të jetë një shqetësim.

Artikulli paraprakMEDRESEJA E DJEMVE NISMË PËR MBJELLJE PEMËSH
Artikulli tjetërHAJMEL NIS PASTRIMI I KANALEVE VADITËSE