Në spitalin Rajonal të Shkodrës janë vendosur parkingjet për personat para dhe tetraplegjikë.

Është kryetarja e kësaj shoqate Gjina Ndou e cila shpreh rëndësinë e këtij investimi si dhe falenderimet e saj për realizimin e kërkesës që ajo ka bërë prej shumë kohësh.

Ndërkohë kryetarja Ndou shprehet se pushteti lokal nuk ka investuar aspak për realizimin e këtij projekti madje nuk I përgjigjet asnjë kërkese.

Parkingjet për këta persona me aftësi ndryshe kanë qenë mjaft të domosdoshëm pasi deri më tani ata nuk kanë pasur asnjë vend të përshtatshëm në ambientet e spitalit.

Ndërkohë këto parkingje duhet të jenë të domosdoshme në çdo institucion të qytetit.

 

Artikulli paraprakTRAJTIMI NË BALANCË I TË DREJTAVE
Artikulli tjetërBUM ANKESASH PËR ADMINISTRATËN PUBLIKE SHKODËR