Parkingjet publike në Shkodër në rrugët kryesore, përfshirë edhe dy zonat turistike të Shirokës dhe Velipojës do të bëhen me pagesë. Ky plan u prezantua në një dëgjesë publike nga Pjerin Lazri, anetar i grupit te punes.
Ndërkohë tarifa në parkingjet me pagesë do të jetë 50 lekë në orë nga e hëna në të premten ndërsa e shtuna dhe e diela do jenë falas.
Kryetari i këshillit bashkiak të Shkodrës Oltion Luli foli për rëndësinë e kësaj iniciative.
Pas dëgjesës publike ky propozim për parkingjet me pagesë në Shkodër do të kalojë përmes këshillit bashkiak të Shkodrës dhe nëse miratohet më pas do nisë menjëherë puna për ta vënë në zbatim. Pagesa në parkingje pritet që të bëhet nga qytetarët përmes mesazheve telefonike.