Pas matjeve që u zhvilluan pak kohë më parë për trafikun në rrugët e qytetit, organizata GO2 së bashku me Bashkinë Shkodër tashmë kanë nisur matjen e hapësirave të parkingjeve.

Fillimisht numërimi ka nisur në 3 rrugë kryesore, por që ky studim do të zgjerohet në të gjithë hapësirën e qytetit. Qëllimi i këtyre matjeve është që të vlerësohet nëse qyteti i Shkodrës ofron hapësira të mjaftueshme parkimi dhe më pas të hartohet një mundësi për lëhtësimin e kaosit në qytet. Mungesa e parkingjeve në qytet ka sjellë shpeshherë kaos, kryesisht në rrugët kryesore. Situata rëndohet akoma më tepër gjatë ndeshjeve të futbollit në stadium, ku hapësira për parkim është e pamjaftueshme.

Artikulli paraprakSYTARI: VENDI I PASIGURTË, LUTUNI PËR MIRËQËNIEN
Artikulli tjetërISH-TË PUSHKATUARIT, PËRFITOJNË 110 TRASHËGIMTARË