Parlamenti Europian ka mbajtur një seancë urgjente lidhur me çështjen në Ukrainë, që po bombardohet nga Rusia. Vetë presidenti i Ukrainës, Zelensky mbajti një fjalim përmes një video-konferencë, ndërsa në sallë ka pasur skena emocionale në hapjen e seancës.

Filloi me një ovacion në këmbë për ambasadorin e Ukrainës, me deputetët që u ngritën në këmbë dhe mbanin veshur bluza me flamurin e Ukrainës.

Presidentja e Parlamentit Evropian, Roberta Mesola tha se parlamenti mirëpret kërkesën e Ukrainës për t’u bërë anëtare e BE-së dhe do të punonte për ta bërë atë realitet.

Pas mbarimit të fjalimit të Zelenskyt, të gjithë eurodeputetët e duartrokitën gjatë në mbështetje të tij dhe rezistencës së ukrainasve.

Artikulli paraprakZELENSKY MESAZH MES LOTËSH NË PE: NUK DI TË THEM ‘MIRËMËNGJES’ APO ‘MIRËMBRËMA’, PËR DISA QYTETARË SOT ËSHTË DITA E FUNDIT…
Artikulli tjetërMAJLINDA ANGONI: NË 300 DITË REHABILITOJMË 3 PEDONALET E SHKODRËS