Me shumicë votash Parlamenti Europian ka marrë vendim që ta shfuqizojë praktikën e ndërrimit të orës në pranverë dhe vjeshtë.
Pas këtij vendimi, secili shtet duhet ta ketë të njëjtën kohë gjatë tërë vitit.
Ky ndryshim do të fillojë të zbatohet nga viti 2021, ndërsa shtetet anëtare të Bashkimit Evropian do ta kenë mundësinë për të zgjedhur nëse do ta zbatojnë kohën verore apo dimërore.
Matja e kohës sipas sezonit veror do të fillojë të dielën, më 31 mars, kur akrepat do të lëvizen nga ora 2 në orën 3 të mëngjesit.