Në seancën plenare të sotme në Bruksel, Parlamenti Evropian mbështeti me shumicë dërrmuese hyrjen e Kroacisë në zonën Shengen dhe tani duhet një vendim i Këshillit të Bashkimit Evropian për konfirmim përfundimtar, raportojnë mediat kroate.

Me një shumicë 534 pro dhe 53 kundër, parlamenti votoi të enjten në favor të heqjes së kontrolleve kufitare të mbetura midis zonës Shengen dhe Kroacisë. Një vendim përfundimtar do të duhet të merret tani nga Këshilli i BE-së, i përbërë nga 27 krerët e qeverisë së BE-së, të cilët në dhjetor të vitit të kaluar kishin konfirmuar se Kroacia kishte përmbushur të gjitha kriteret për të aplikuar për hyrje në Zonën Shengen. Shengen është zona më e madhe në botë pa pasaporta, duke lejuar lëvizjen pa kufizime të njerëzve midis 26 vendeve evropiane. Kroacia aplikoi për anëtarësim në BE në 2003 dhe u bashkua me bllokun në 2013, hera e fundit që BE u zgjerua. Ndërsa në korrik të këtij viti, ministrat e financave të Bashkimit Evropian i dhanë Kroacisë miratimin përfundimtar për të përdorur monedhën e përbashkët euro më 1 janar 2023.

Përdorimi i euros ofron përfitime ekonomike që rrjedhin nga lidhjet më të thella financiare me anëtarët e tjerë të bllokut.

Artikulli paraprakBE NUK DO NJOHË PASAPORTAT RUSE TË LËSHUARA NGA RAJONET E PUSHTUARA TË UKRAINËS
Artikulli tjetër“RRITJA E ÇMIMEVE DO JETË E FORTË EDHE NË MUAJT NË VAZHDIM”, BSH: INFLACIONI I LARTË DO TË…